“Çmenden” kosovarët në “Natën e Bajramit” rrahin babain e gruan…

Ndonëse njihet si “Nata e Bajramit” dhe shumë familje këtë natë e kalojnë nën harmoninë e pritjes së Ditës së Bajramit, njëjtë nuk ndodhi edhe mbrëmë.

Mjafton t’ia hedhësh një sy raportit të policisë, për të parë rastet e dhunës në familje që ndodhën mbrëmë.

Në Kllokot, është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Kamenicë, është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

Me urdhër të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. 

Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *