Ish ushtari i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Mehdi Kelmendi ka ndërruar jetë sot, ndërsa varrimi do të bëhet nesër (09.07.2022) në Siboc të Obiliqit.
I ndjeri ishte ushtar i dalluar i UÇK-së dhe veproj kryesisht në Sibovc, Zhilivodë, Hade e Strofc, ku për kontributin e madh i ishte ndarë edhe mirënjohje nga gjeneral Mensur Kasumi.
Postimi i familjes:
NJOFTIM
Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, shokët e dashamirët se sot ndërroi jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, babai ynë Mehdi (Tahir) Kelmendi. I ndjeri qe punonjës në KEK.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 09.07.2022 në ora 17:00 në Siboc të Obiliqit (në varrezat e lagjes së Nicajve).
E pikëlluar familja Kelmendi,