Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka uruar festën e Kurban Bajramit.
I pari i qeverisë ka uruar që kjo festë të sjell paqe e lumturi në zemrat e gjithësecilit, shkruan Neutral.al
“Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, festën e sakrificës. Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë̈ mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit. Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm. Gëzuar e me fat Kurban Bajrami”, ka uruar Kurti.