Qytetari 43-vjeçar që kërcënoi me jetë mjekun sot në QKUK, bën veprimin e papritur…

Sot është raportuar për kërcënimin e specialistit të otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Flamur Ukaj.

Ai dyshohet se u kërcënua me jetë nga një qytetar, i cili i dha ultimatum që t’ia nënshkruajë një raport që do të ia mundësonte trajtimin jashtë institucioneve shëndetësore publike, në të kundërtën do ta pësojë keq.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se i dyshuari për këtë rast, Alban Bytyqi, 43-vjeçar, tashmë është dorëzuar në Polici. I njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Çka dihet deri më tani për rastin?

Bytyqi dyshohet se mbrëmë ka nisur mesazhe e thirrje telefonike me përmbajtje kërcënuese për Ukajn, të cilit i ka dhënë afat deri sot në ora 07:00 që t’ia nënshkruaj raportin që mundëson trajtimin jashtë vendit.

Për shkak të shqetësimeve që ia shkaktuan këto mesazhe, mjeku i ORL-së vendosi që rastin ta denoncojë në Polici. Njësitet policore me të marrë informatën kanë tentuar që të kontaktojnë me Bytyqin, por që i njëjti nuk është përgjigjur në telefonata e as mesazhet të cilat i bëjnë thirrje që të paraqitet në stacion.

Gjatë verifikimit të të dhënave, rezulton që Bytyqi ka adresa të ndryshme të banimit, gjë e cila ka vështirësuar kapjen e tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *