“Përpjekje, lot e plot sakrifica!” Luana Vjollca me fjalë emocionuese për nënën

Teksa të gjithë po e prisnin me padurim, më në fund Luana Vjollca ka publikuar projektin e saj të radhës.

Në një rrëfim plot emocion, kurajo dhe motivim, Luana ka paraqitur historinë e saj të jetës dhe përpjekjet e një “Nëne Heroinë” për të bërë gjithçka për fëmijët e saj.

“Ajo u vetëmohua për ne! Mes greminash qëndroi e fortë për ne! Unë nuk mbaj mend të më ketë munguar diçka sepse ka patur gjithmonë shumë dashuri! Sot nuk i numëroj më hapat, rënia nuk më tremb më! Faleminderit mà që nuk na le me ra!”-shprehet Luana në historinë rrënqethëse për njeriun e saj të jetës.

Në klip shihet ajo teksa ende e lirë e plot forcë nëpër një lëndinë, forcë kjo e përcjellë nga e ëma për të qëndruar me kokën lart pas çdo sfide në jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *