Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin “Debat Plus” ka thënë se sot po ndodh një shqetësim për sigurinë e vendit dhe është duke ndodh një shqetësim i partnerëve tanë në sigurinë në ne si “partnerë të pabesueshëm”.
Për logjikën time, shkuarja e Kurtit është një porosi për t’u ndalur ndëshkimet për Kosovën, mos të vazhdojë më goditja për Kosovën, nuk besoj që ka mënyrë tjetër”, ka thënë Haradinaj.
“Shkarkimi i tij (Kurtit) mund të shpëtonte edhe Kurtin prej ndonjë pasoje personale sepse nuk është më ai që ka faj. Vazhdimi i kësaj gjendjejs sipas bindjes sime është me dëme, me pasoja, me humbje për Kosovën, sonte në mesnatë me thirrë një seancë parlamentare me shkarku Kurtin,… e ‘pshton’ Kosovën prej pasojave tjera”, ka thënë tutje ai.