Ish-Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka postuar një video në kanalin e tij të youtubes ku ka listuar gjërat rreth asaj çfarë po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë.
“A është ende gjallë Sllobodan Millosheviq?” Titullohet videoja.
Ramadani gjatë videos tha se trashëgimia e egërsisë së Millosheviqit po vazhdon, ku gjatë dy dekadave të fundit bashkëpunëtoret e tij kanë mbajtur pozita të pushtetit në Serbi dhe veprimet e tyre kanë paraqitur kërcënime ndaj vendeve fqinj.
Ai në një pjesë të videos ka theksuar se Millosheviqi ka dështuar por pasardhësit e tij po e kërcënojnë Kosovën gjatë terë kohës.
Shikoni videon më poshtë se si Ramadani ka ndarë detaje rreth tij: