Plani i OSBE: Kryetarët të japin dorëheqjet gjatë verës, Kosova tërheq Njësinë Speciale

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është kryesuesi i radhës i OSBE, ka publikuar sot një propozim-plan prej nëntë pikash për de-eskalimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës.

Ky plan ka për qëllim të adresojë sfidat aktuale dhe të hapë rrugën për një proces paqësor dhe demokratik në rajonin e veriut të Kosovës.

Mes propozimeve kërkohet që kryetarët e komunave në veri të Kosovës të japin dorëheqjet gjatë verës së vitit 2023 dhe të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme vendore këtë vit. Në të njëjtën kohë, kërkohet që Kosova të tërheqë Policinë, ndërsa Serbia të reduktojë gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura.

Për të përmirësuar dialogun dhe besimin ndërmjet komuniteteve, OSBE do të mbështesë procesin zgjedhor dhe do të angazhojë të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit.

Në fund të propozimit, OSBE inkurajon zbatimin e dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut.

Propozimi:

Udhërrëfyesi: 9 Hapat për De-përshkallëzimin dhe Normalizimin

Arritja e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë: Rrugët përpara për kthimin dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike.

1. Kosova dhe Serbia rikonfirmojnë përkushtimin ndaj marrëveshjes bazë dhe Protokollit të Ohrit.

2. Kosova tërheq forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia ul gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura.

3. Policia e rregullt, me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it, merret me sigurinë tokësore.

4. Protestat anulohen, funksionet dhe shërbimet komunale rikthehen. Jeta normale rifillon. Aksesi u jepet punonjësve komunalë.

5. Kryetarët e komunave japin dorëheqjen në verën e vitit 2023, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme komunale.

6. Zgjedhjet të parakohshme komunale të mbajtura këtë vit.

7. OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, duke rritur besimin dhe besushmërinë dhe konfidencën ndërmjet komuniteteve

8. OSBE-ja angazhon të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit

9. OSBE-ja mbështet zbatimin me mirëbesim të dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut kuptimplotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *