Ledri rrëfen disa sekrete për marrëdhënien me Sarën: E zgjoj në 4 të mëngjesit…

Ledri dhe Sara “couple goals” që të gjithë do të donim të ishim. Dyshja nga shumë shihen si çifti perfekt dhe jo pa arsye. Ata e transmetojnë kiminë e mirë që kanë me njëri-tjetrin.

Së fundmi i ftuar në “Më Lër të Flas” Ledri foli edhe për rolin e Sarës në karrierën e tij.

“Ka raste që më ndihmon shumë Sara me disa gjëra. E kam lodhur, e kam zgjuar në katër të mëngjesit: ‘zemër a të pëlqen kjo rimë?’”, tregoi Ledri.

I pyetur se çfarë mendon që njerëzit shpesh i quajnë si çifti perfekt, Vula tha se nuk e di si duken tek të tjerët, por shton se ata kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *