Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në mes sigurimit dhe dy klientëve në klubin “HangOver”, në Gjakovë.
Insajderi merr vesh se incidenti ka ndodhur mbrëmë, ku sipas burimeve dy kliente kishin denoncuar tek sigurimi që një klient tjeter po e ngacmonte një grua.
Sigurimi nuk e mori parasysh ankesen e tyre, dhe u kthye kundër, kështu duke përfunduar në rrahje.
Në videon që e ka siguruar Insajderi shihet nje grumbull i punëtorve të sigurimit duke sulmuar njërin nga klientet.
Insajderi merr vesh se personi i cili u rrah nga sigurimi i lokalit “HangOver” në Gjakovë, ka përfunduar në spital, me lendime serioze trupore.