Të tjera detaje nga dëshmitarët në vendngjarje nga vdekja tragjike e foshnjes 6-muajshe, janë bërë me dije për JOQ Albania.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm tek “Materniteti i Ri” la viktimë një foshnje, teksa e moshuara që ndodhej me të në banesën e cila u përfshi nga flakët, ndodhet në gjendje të normalizuar shëndetësore.
Një dëshmitar i cili ka parë të gjithë skenën ka deklaruar se zjarrfikësja është vonuar 30 minuta. Ka qenë një kalimtar i rastit ai i cili ka nxjerrë gjyshen nga banesa. Kjo e fundit dridhej nga frika, por ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.
Të qarat e foshnjes dëgjoheshin jashtë, por e moshuara deklaroi se kishte qenë vetëm me qenin dhe 10 minuta më pas ishte kujtuar për foshnjen.
Nxjerrja e tij nga flakët u bë e mundur pas 40 minutash, por foshnja ishte kthyer i zi nga tymi dhe nuk po shfaqte më shenja jete. Pasi mjekët konstatuan që merr frymë e dërguan me urgjencë në spital.
Sipas fqinjëve të familjes, e ëma e foshnjes në momentin kur ra zjarr ishte në kafe dhe shteti i kishte hequr nga kujdestaria dy fëmijë si pasojë e pakujdesisë.
”Une isha dje aty. Dolem rastesisht se erdhi tymi i madh deri tek xhamlliku, kur shofim shtepi te djegur. Zjarrefiksja sa kishte shkuar, na thane qe ishte vonuar 30 minuta. Nje kalimtar qe kishte kaluar per te ikur ne shtepi e kishte pare zjarrin edhe ishte futur brenda dhe kishte nxjerr gjyshen. Degjonte te qara femijesh po nena i kishte then qe jam vetem me qenin. Pas 10 minutash ishte kujtuar qe esht cuni brenda. Bebi kishte mbi 40 minuta qe rrinte mes flakeve, dhe kur e nxorren ishte bere i zi e nuk qante me, por doktoret thane qe merr fryme. Gjyshja ishte shume mire nga gjendja shendetesore kur doli, vetem se drridhej. Komshinjte aty na thane qe mamaja e bebit ishte shume e hallakatur edhe ne momentin e zjarrit ishte ne kafe Na thane qe i kishte marre edhe 2 femije shteti nga kujdestaria. Se di sa e vertete eshte.”