Këngëtari i popullarizuar nga Maqedonia e Veriut Shpat Kasapi, shumë shpejt pritet ta lansojë këngën e tij më të re, shkruan gazeta Neutral.
Artisti ka bërë me dije se kënga do të publikohet nesër në ora 18:00.
Fillimisht, këngëtari kishte publikuar një ‘coming soon’ të këngës në rrjete sociale, ku dëgjohej një pjesë e vogël e këngës së re.
Kjo video e publikuar mori vëmendjen e të gjithëve dhe u prit jashtëzakonisht mirë, e me padurim po e presim lansimin e plotë të projektit i cili vjen me një videoklip.