Xhensila mohoi shtatzëninë, fansat këmbëgulin duke i publikuar pamje me barkun e rrumbullakosur

Xhensila Myrtezaj prej javësh është bërë lajm sa i përket shtatzënisë së dytë.

Lajmet dhe thashethemet nisën pasi në disa paraqitje të saj të fundit i dukej barku më i fryrë se zakonisht.

Xhensila e mohoi tërthorazi duke publikuar një foto ku shfaqte barkun e saj të sheshtë nga palestra.

Por ditën e sotme kjo temë u rikthye sërish dhe shkak u bënë pamjet nga një prej paraqitjeve të fundit para fansave.

Nga kjo paraqitje vet Xhensila ka publikuar pamje nga larg por kanë qenë fansat e pranishëm që me pamjet afër tregojnë barkun që sërish duket i rrumbullakosur dhe i fryrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *