Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në një objekt në Zveçan, që ka rezultuar me konfiskimin e pajisjeve të kriptovalutave që kapin vlerën prej 55 mijë eurosh, si dhe një sasie të narkotikëve.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari në shtëpinë e së cilit u gjetën këto pajisje dhe droga është Stefan Nedeljkovic, i cili gjendet në arrati.
Sipas informatave të para, pajisjet për prodhimin e kriptovalutave që janë konfiskuar nga Policia janë në vlerë prej 55 mijë eurosh.
Ndërsa, në total si dëshmi/prova gjatë kontrollit janë gjetur si në vijim:
– Katër (4) kamera video incizim
– DVR
– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta
– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me gjashtë (6) karta
– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta
– Makinë për nxjerrjen e kriptovalutave, me tetë (8) copë karta
– Monitor me tastierë
– Nëntëmbëdhjetë (19) copë makineri për nxjerrjen e kriptovalutave, lloje të tjera
– Ndarës i kabllove në internet për minierat e kriptovalutave
– Modem interneti
– Ruter
– Ventilator