Operacion i madh i Policisë: Mbyllen 17 qendra masazhi dhe 15 lokale me muzikë live – zbulohen detajet e aksionit

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz e Policisë së Kosovë, ka qenë pjesë e zbatimit të operacionit ‘OPERATION CHAIN’, të zhvilluar njëkohësisht në 47 shtete të botës.

Gjatë këtij operacioni, nga data 8 maj deri më 14 maj 2023, Policia ka zbatuar Planin Operativ ‘Stuhia 2023’, me shtrirje në të gjithë vendin, në bashkëpunim me inspektoret e tregut nga MINT, Administratën Tatimore dhe inspektoret e punës. 

Në operacion janë përfshirë 262 zyrtarë nga PK-ja, që kanë kryer kontrolle, kanë arrestuar të dyshuar dhe kanë mbyllur qendra masazhi e lokale me muzikë live. 

  • Identifikimi i 3 viktimave të trafikimit dhe i 11 viktimave të supozuara të trafikimit, te cilat janë referuar për shërbime dhe trajtim sipas procedurave,
  • Arrestimi i 14 personave të dyshuar për veprën e trafikimit dhe veprave të tjera që ndërlidhen me trafikimin me njerëz,
  • Referimi i 6 rasteve në stacione policore për armë-mbajtje pa leje, dëmtim të vulave zyrtare dhe hapje ilegale të lokaleve të mbyllura,
  • Inspektimi/kontrollimi i 55 lokaleve ‘Muzike Live’, në të cilat janë legjitimuar 377 punëtore, nga te cilët 275 të gjinisë femërore, 188 shtetas të huaj. Nga  lokalet e kontrolluara, 15 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative,
  • Inspektim i 51 ‘Qendrave të Masazhit’,  në të cilat janë legjitimuar gjithsej 153 punëtore, nga të cilët 129 të gjinisë femërore dhe 33 shtetas të huaj. Prej këtyre ‘Qendrave Masazhi’, 17  janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *