Takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE’së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Varhelyi, i paraparë për sot në orën 11:10, nuk do të mbahet, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës
.“Takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, i paraparë për sot në orën 11:10, nuk do të mbahet”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, teksa nuk është bërë e ditur arsyeja.
Edhe takimi me presidenten Osmani, i paraparë për orën 09:00 është shtyrë, për në orën 12:00, ka bërë të ditur Presidenca në një njoftim për media.
Njëjtë ka ndodhur edhe me takimin e paraparë për në ora 10:05, me kryeministrin Kurti. Ky takim është shtyrë për në orën 12:45.Gjatë qëndrimit në Kosovë, Varhelyi do të takohet edhe me opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Gjatë kësaj vizite, Varhelyi do të marrë pjesë në lansimin e Programit për Çështje të Brendshme BE-Kosovë, për forcimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kosova dhe BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), e cila është në fuqi që nga 1 prill 2016.Komisioni do të raportojë sërish për progresin e Kosovës në rrugën e saj evropiane në Paketën e zgjerimit 2023, e cila do të dalë në vjeshtë