Fifi dhe Gjiko publikojnë hitin e radhës

Reperi Gjiko dhe kantautorja Filloreta Raçi – Fifi, publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Djegi krejt” mban titullin kënga e tyre, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop dhe RnB, shkruan gazeta Neutral.

Muzika është realizuar nga producenti Big Bang beats, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet Gjiko dhe Fifi.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, regjia e së cilit është realizuar nga Valon Aziri.

Ky bashkëpunim për Gjikon i pason këngës shumë të suksesshme të tij, “Gjoni”, e cila është publikuar muaj më parë dhe është pritur mirë nga publiku.

Fifi në anën tjetër po vazhdon të shijojë suksesin edhe të bashkëpunimit paraprak me Gent Fatalin, të titulluar “Pikturë”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *