Gazeta Blic pak më parë raportoi për një aksion të madh të policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit.
Sipas burimeve të Gazeta Blic janë arrestuar tre persona, të dyshuar si vrasës më pagesë që i përkasin një prej bandave më famëkeqe kriminale në Mal të Zi.
“Tre persona janë arrestuar, njëri ende është në kërkim”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.
Njëri nga të arrestuar është me inicialet S.J. Ndërsa, kryesuesi i bandës është në kërkim.
Tre të arrestuarit janë pjesë bandës “Kovaci” dhe dyshohen për vepra të ndryshme penale si vrasje, vjedhje, tortura, armëmbajtje pa leje dhe shitje të narkotikëve.
Ata janë arrestuar nga njësia Fast Kosova.