Miratohet Strategjia e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se të mërkurën e 24 majit në mbledhjen e Qeverisë është miratuar Strategjia e Mbrojtjes.

Kështu ka shkruar ai në Facebook, duke thënë se Republika e Kosovës është çdo ditë e më afër anëtarësimit në NATO.

“Në mbledhjen e 143-të Qeverisë miratohet dokumenti Strategjia e Mbrojtjes, në të cilin përcaktohen objektivat kryesore bazuar në interesat shtetërore si: Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, modernizimi dhe avancimi i kapaciteteve ushtarake, zgjerimi i bashkëpunimit bilateral, anëtarësimi në organizata dhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare, si dhe avancimi i bashkëpunimit me NATO-në dhe mekanizmat e saj në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas Mehajt, këto objektiva synohet të përmbushen në planin afatmesëm dhe afatgjatë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *