Shtyhet për një javë gjyqi special ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, është shtyrë për një javë.

Sipas një njoftimi nga Specialja, gjyqi do rifillojë të hënën e 12 qershorit në ora 09.00.

Ky zhvillim i cili sjell edhe anulimin e seancës së caktuar për 24 maj, vie pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të shtatë të Dhomave të Specializuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *