Ramë Beqiri vjen me ekspozitën e tij personale në Gjenevë për të zhdukurit në luftën e Kosovës
Artisti shqiptar Ramë Beqiri do të sjell për artëdashësit zviceran historinë e dhimbshme të Kosovës dhe plagën e hapur për të zhdukurit e luftës, përmes një ekspozite në Gjenevë.
“Në kujtim të të zhdukurve të luftës së Kosovës” do te jetë motoja e ekspozitës që pritet të hapet me 12 qershor në shtëpinë e artit ,,Maison Grutli’’, në Gjenevë të Zvicrës – shkruan Neutral.al
Ekspozita do të jetë e hapur deri me 20 qershor për gjatë festivalit internacional të filmit Fifog.
Pjesë e këtij festivali pritet të jetë edhe filmi shqiptar ,,I treturi’’, me pas do pasoj edhe debati për këtë me pjesëmarrës regjisorin Arben Thaqi dhe njëri nga aktorët e filmit, Arben Muçaj.
Kujtojmë se pjesë e festivalit Fifog është edhe vet artisti Ramë Beqiri.
Në një prononcim për Neutral, Beqiri shprehet i lumtur që është për disa vite me radhë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm artistik në Zvicër.
“Është viti i tretë që ne përfaqësohemi në këtë festival. Këtë vit e bënë më të plotë ekspozita ime sepse është një temë te cilen me vite e kam sjell në mendjen time që të bëjë diçka për vendin tim, e posaçërisht për një temë shumë te ndjeshme që na ngulfate me vite.
Dihet se në Gjeneve gjinden organizatat e ndryshme të të drejtave të njeriut dhe kjo ekspozitë shpresojë që do të përçoj një mesazhe që sa me parë të qetësohen zemrat e familjareve që presin të gjinden më të afërmit e tyre që të dihet për fatin e të gjithë të zhdukurve e luftës në Kosovë dhe në gjithë botën”, shprehet Beqiri për Neutral.
Ai nuk harron t’i falenderojë edhe organizatën e të zhdukurve në Gjeneve dhe gjithë vullnetarët shqiptarë që e kanë përkahur iniciativën e tij në këtë ekspozitë. /Neutral.al