Suedia fitoi në Eurovizion, por jo në Spotify! Ja kush është në krye të listës

Për herë të parë në histori, një këngë në gjuhën finlandeze ishte në krye të top listës globale të rrjetit Spotify, në listën “Daily Viral Songs”. “Cha Cha Cha” e reperit finlandez Käärijä nuk fitoi dot “Eurovision” por u rendit i pari në këtë listë, duke lënë pas suedezen Loreen e cila fitoi me këngën “Tattoo”.

Nga këngët e Eurovizionit, “Who the Hell Is Edgar?” Teje dhe Salene, është në vendin e tretë, edhe pse ishte vetëm e pesëmbëdhjetë në garë, si dhe kënga “Because Of You” e përfaqësueses belge Gustavo, e cila është në vendin e nëntë në top listën e “Spotify”.

Kujtojmë se Käärijä humbi ngushtë nga Loreen në finalen e garës, duke fituar gjithsej 526 vota, nga të cilat 366 ishin nga publiku. Fitoren e Loreen e sollën votat e jurisë falë të cilave ajo arriti gjithsej 583 pikë, nga të cilat 243 nga publiku.

Votuesit nga Serbia i dhanë më së shumti pikë Finlandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *