Prokuroria Themelore e Ferizajt në koordinim me Policinë sot kanë zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës ku janë konfiskuar 15 kamera të sigurisë të cilat ishin vendosur në pjesë publike nga ana e strukturave ilegale.
Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në bashkëpunim me Prokurorinë, në Shtërpcë, ku ka sekuestruar sot kamerat e vendosura dhe të kontrolluara ilegalisht nga strukturat paralele, me ç’rast si janë sekuestruar pajisje dhe dosje të ndryshme të tyre.
Përveç kësaj, edhe Antidroga ka zhvilluar një operacion në Ivajë të Kaçanikut, ku u konfiskuan mbi 5 kilogramë marihuanë dhe pajisje për mbjelljen dhe kultivimin e substancës narkotike dhe u arrestuan disa persona.
Ndërkohë në Zveçan, janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në vlerë prej 55 mijë euro dhe substancë narkotike të llojit marihuanë.
Edhe Dogana e Kosovës ka kryer sot aksion, që rezultoi me konfiskimin e mbi 6 ton mallra të kontrabanduara nga Serbia, shkruan sinjali.