Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në hyrje-dalje të autostradës në Lipjan.
Sipas Policisë së Kosovës, raportohet se në aksident është përfshirë një kamion.
Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenur) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda.
“Në ora 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje-dalje të autostradës në Lipijan.
Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje. Po ashtu edhe njësitet emergjente mjekësore.
Nga atje raportohet se në aksident është përfshirë një kamion.
Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenur) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete. Policia është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.