Më shumë se njohje? Shihen së bashku Xhuli dhe nëna e Noizyt

Gjatë kohës së reality show, Big Brother VIP Kosova tre nga emrat më të përmendur në showbizin shqiptar ishin dhe vazhdojnë të jenë Juliana Nura, Stresi dhe Noizy.

Këta të fundit, treguan për miqësinë që kishin mes njëri-tjetrit dhe raporteve të mira pas shumë vitesh që nuk flisnin.

Por, duket se gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë pas daljes së Stresit nga Big Brother.

Sot është raportuar për prishjen e sërishme të shoqërisë së tyre, por duke mos dhënë arsye.

Mirëpo, duket se një nga gjërat që mund të ketë ndikuar në këtë raport është Juliana Nura, e cila kishte treguar se ishte në një njohje me reperin Noizy.

Edhe pse ky i fundit ka mohuar këtë gjë, Dukagjini ka arritur të sigurojë disa imazhe që tregojnë të kundërtën.

Sipas një fotografie shihet që Juliana ka qenë e pranishme në ditëlindjen e Noizyt, ku Nura ka pozuar së bashku me nënën e tij e teksa po ashtu në një video tjetër shihet modelja në skenë në pjesën ku lejohen vetëm stafi i diskotekës dhe ekipet e këngëtarëve.

Nuk dihet saktësisht nëse Juliana ka qenë arsyeja e prishjes mes Stresit e Noizyt, por padyshim këto imazhe tregojnë qartazi se Nura dhe reperi nga Durrësi kanë pasur një raport të afërt mes vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *