Si rrallëherë, Grida Duma flet për partnerin e saj!

Grida Duma ishte ndër të ftuarat mbrëmjen në “Më lër të flas”. Në këtë intervistë si rrallëherë, ish-deputetja ka folur për jetën e saj personale. Ajo ka pranuar hapur që është në një marrëdhënie, sigurisht pa zbuluar shumë detaje.

“Pse ta mohoj? Edhe mos të kisha do thoja kam, jo që e kam,”-është shprehur Grida.

Ndër të tjera ajo u pyet si e gjen kohën duke qenë shumë e angazhuar. Duma dha një mesazh të rëndësishëm, që edhe pak kohë me personin e zemrës është cilësore.

Duma tregoi pak kohë më parë për dashurinë e saj të parë, që e ka përjetuar në periudhën e gjimnazit.

“Ka qenë dashuri e shëndetshme… nëse asnjërit nuk i thyhet zemra, nuk është në jetë”, tha deputetja, ndërsa e pyetur nga moderatorja Erjona Rusi nëse i është thyer zemra apo ia ka thyer partnerit zemrën, Duma u përgjigj me humor “me siguri është kjo e dyta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *