Një e mitur goditet nga një veturë në Gjilan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Një e mitur ka pësuar lëndime trupore, të premten, rreth orës 13, në Gjilan, pasi dyshohet se u godit nga një veturë.

Sipas policisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkaq viktima pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi.

“Një i dyshuar i panjohur deri sa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia e godet viktimën femër kosovare – këmbësore (e mitur) dhe largohet në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *