Vuçiq bën drama: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur, nuk do të lejoj që të shkatërrohet Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk do të lejojë që Serbia të “shkatërrohet”, duke shtuar se nuk do të ketë Kosovë të “pavarur”.

Vuçiq ka theksuar se ka pritje që Serbia ta dorëzojë Kosovën “në pjatë”.

“Bëni çfarë të doni, jashtë dhe brenda, këtu në shtet, nuk do të lejoj që të shkatërrohet Serbia, dhe nuk do të ketë Kosovë të pavarur… Ata nuk do ta udhëheqin politikën e jashtme të Serbisë. Ata nuk do të vendosin për mua se kë ta sanksionoj, njerëzit do të vendosin, ata nuk do të vendosin për mua nëse Serbia do t’i bashkohet NATO-s, njerëzit do të vendosin”, ka thënë Vuçiq, shkruan REL.

Ai i ka ftuar qytetarët që të shkojnë në Beograd, për një marsh të planifikuar nga partia e tij (SNS) ditëve në vijim.

“Të gjithë në Beograd. Do të shkohet në Beograd nga secili qytet, nëse është nevoja edhe në këmbë. Jo zmbrapsje, jo dorëzim, ne do ta ruajmë shtetin tonë”, ka thënë ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *