Veriu i qetë, meritat shkojnë për këshillarin amerikan

Njohësi i zhvillimeve politike, Burim Ramadani, ka thënë se pas betimit nën masa të mëdha sigurie të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, e dëshmon se situata atje mbetet në tensione të larta.

Sipas Ramadanit, qartësia që të mos ketë eskalime të situatës së sigurisë në veri erdhi pas telefonatës që këshilltari i DASh-it Derek Chollet ia bëri mbrëmë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Por, qartësia që të mos ketë eskalim të situatës së sigurisë në kuptimin e incidenteve ka ardhur me telefonatën që këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka bërë me kokën e gjarprit, me Vuçiqin, i cili mbetet edhe më tej mbrapa organizimit të grupeve kriminale në veri”.

“Ajo telefonatë është goditje në kokën e përgjegjësit ose nxitësit dhe financuesit të destabilizimit në veri, e që është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq dhe strukturat e tij të sigurisë në Serbi e që veprojnë edhe në Kosovë”, është shprehur Ramadani në “Info Magazine”.

Tutje, ai komentoi edhe ultimatumin që Lista Serbe ia dha kryeministrit Albin Kurti, për të cilin tha se i njëjti s’vlen, teksa i bëri thirrje qeverisë që të ketë koordinim me aleatët.

“Bashkëpunimi apo ndërhyrja e fuqishme ndërkombëtare, duke e goditur përgjegjësin për këtë situatë ka shmangur tensionimin përmes incidenteve të mundshme. Por, kjo nuk zgjidhje e problemeve por menaxhim i krizës”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *