Veç një familje jeton në malet e fshatit Prapashticë, pa rrymë, netët i ndriçojnë vetëm me llampë

Pa rrymë, netët i ndriçojnë vetëm me llampë. Çdo ditë që e kalojnë në fshatin Prapashticë, për ta është e vështirë, derisa shpresat për ditë më të mira janë të pakta.

Zenel Fejza, banor i fshatit Prapashticë, tregon se pse e morën vendimin për t’u kthyer në fshat, pasi disa vite kishin jetuar në Prishtinë.

“Unë kam lind këtu, kam jetu disa kohë në Prishtinë, pastaj që 8-9 vjet jam kthy këtu. Kam ndërtua shtëpinë e re sepse na kanë djegë shtëpitë, dihet Serbia, këtu e kemi kufirin afër, edhe po jetoj kështu. Këtu vijnë një ushtri e tanë sa që e sheh dikush që vjen. Kur s’kanë qenë rrugët e mira, këtu janë endë. Gjyshja e jeme i kish thanë babës ‘mos i lë djemtë këtu’ se ajo nuk ka mëndu që ka me ardh një kohë që kanë me u largu rrugët. Amanet ia kish lanë, mos i lë fëmijët kështu, se janë rrezik prej serbëve”, tha Fejza.

Ani pse jetojnë një jetë plotë sfida, dashuria e madhe për këtë tokë i shtyu që të kthehen në fshat.

“Është vështirë me ia kthy shpinën gjithë këtij vendi. Tani, jeta është më e mirë, shëndeti është më i mirë këtu se në vend tëndin je. Kanë thënë se iriqin ço ku të duash, ai prapë në therra e ka më së miri, sepse rehatia është, shpirti pushon këtu”, thotë Fejza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *