Luizi mohoi shoqërinë, Meridiani i nxjerr të vërtetat: Me origjinë është nga Dukagjini, kemi shkuar në Paris me të fejuarat tona

Meridian Ramçaj ka folur për herë të parë lidhur me miqësinë me fituesin e Big Brother Vip Luiz Ejlli si dhe ka treguar të vërtetën e tij.

Pasi Luizi e mohoi  miqësinë me të duke thënë se e njeh thjesht si fytyrë, Meridiani ka treguar disa fakte mjaft interesante të cilat rrëzojnë poshtë deklaratën e këngëtarit.

Ish-banori i Big Brother Vip 1, ka rrëfyer se me Luizin kanë pasur një miqësi mjaft intesive përgjatë viteve 2011-2016 dhe se së bashku me të fejuarat e tyre aso kohe kanë bërë dhe një udhëtim në Paris.

Gjithashtu, Meridiani ka treguar se personi i parë që i ka dërguar Luizit veshje brenda në shtëpi ka qenë pikërisht ai, duke zbuluar më tej edhe një fakt tjetër interesant për këngëtarin për të cilin tha se është me origjinë nga Dukagjini, pavarësisht se ka lindur në qytetin e Shkodrës.

Ai e ka kompleks ta thotë që është nga Dukagjini me origjinë, pavarësisht se ka lindur në Shkodër. Nuk e di pse e tha me përbuzje këtë pjesën. E kam parë shpesh Luizin të thotë që miqtë e mi kanë përfituar. Tani ose jam shok dhe mik, ose nuk jam. Unë e shoh se është i ngarkuar dhe e kuptoj kush e ka ngarkuar. Rrobat e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Ai jashtë kishte lënë një njeri që nuk kishte 10 mijë lekë në shtëpi. Parfumet e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Unë nuk kam kërkuar nga Luizi as të më falenderojë për këtë gjë”, shtoi Meridiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *