Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se diaspora luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillim dhe se mbetet burimi kryesor në këtë drejtim.
Ai këto komente i bëri në konferencën “Diaspora Flet”, duke shtuar se diaspora është pasuri e çmuar e popullit tonë.
Prandaj sipas tij, po punohet që të rritet roli i tyre në vendimmarrje teksa shtoi se me Ligjin e ri për zgjedhjet do t’i jepet fund një padrejtësie të kamotshme ndaj diasporës.
Kreu i ekzekutivi sqaroi se me ndryshimet e bërë në Ligji, ambasadat e konsullatat do të shndërrohen në qendra të votimit.
Ai ka premtuar fond për diasporën, si dhe libra për mësimin e gjuhës shqipe që tha se do të bëhen bashkë më Shqipërinë.
“Jam i nderuar të falas para jush. Diaspora luan rol të jashtëzakonshme në zhvillim, nga sipërmarrjet deri të investimet. Diaspora është moti pasuri e çmuar e popullit tonë. Burim kryeso për zhvillim është diaspora, prandaj edhe po punojmë që të rritet roli juaj për ndryshime që kanë filluar të marrin formë në Kosovë. Qysh në fillim kemi promovuar dialogun me mërgatën, brenda 2 vjetëve kemi arritur t’i përditësojmë mbi 20 qendra ku jeton mërgata. Gjithashtu e kemi përfshi diasporën në hartimin e politikave. Në Qeverinë tonë ka ministra, zv.ministra e ekspertë që vijën nga diaspora”.
Me Ligin e ri për zgjedhjet po i japi fund padrejtësie ndaj mërgatës, mërgata do të ketë lehtësim real, ambasadat dhe konsullata do të shndërrohen në qendra të votimit. Kemi dizajnuar edhe programi për të lidhur diasporën me vendlindjen. Më Shqipërinë po punohet për mësimin plotësues, sidomos për librat që të ruajmë gjuhë te diaspora”.
“Po dizajnojmë një fond për diasporën, mundësi e mirë është kjo me të gjitha shoqatat institute për të adresuar sfidat… të mos asimilohen, dhe të integrohen përmes mos harrimit të gjuhës”.
Kjo konferencë është organizuar nga “GERMIN” për tri ditë me radhë më 18, 19 dhe 20 maj. Nën temën e përgjithshme “Si mund të bashkë-krijojmë”, synojmë të diskutojmë dhe të nxisim mënyrat e bashkë-krijimit për përmirësim dhe zhvillimin e vendeve amë.
Këtë vit konferenca “Diaspora Flet” ka mbledhur qindra profesionistë, politikëbërës dhe hisedarë nga diaspora dhe nga vendet amë, për të diskutuar, prezantuar, dhe shkëmbyer informata, përvoja dhe ide në funksion të bashkë-krijimit për shtetet tona, raporton EO.
Po ashtu, gjatë ditës do të zhvillohen edhe panelet: Angazhimi i Diasporës për Zhvillim dhe OriginaAL: Programi që synon ndryshimin historik të lidhjes së të rinjve nga diaspora me vendet amë ku do për fund do të ketë darkë me muzikë shqiptare tradicionale instrumentale për mundësi të rrjetëzimit me të gjithë mysafirët dhe pjesëmarrësit e “Diaspora Flet”.