Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një nga çiftet më të pëlqyer dhe më të përfolur të showbizit shqiptar.
Ata prej vitesh janë duke shijuar një histori të bukur dashurie, nga frytet e së cilës janë bekuar edhe me një vajzë, të cilën e pagëzuar me emrin Ajka.
Disa muaj më parë u aludua për një ndarje të mundshme mes tyre, por duket se dyshja në mes këtyre lajmeve ka marrë vendimin e rëndësishëm për t’u bërë prindër për herë të dytë.
Tashmë prej javësh thuhet se Xhensila është në pritje të ëmbël, dhe së fundmi burime ekskluzive pranë “Bordo” kanë zbuluar gjininë e bebit numër 2 që këngëtarja dhe aktori presin. Mësohet se Xhensila është në pritje të një djali.
Lajmi për shtatzëninë e Xhensilës qarkulloi pasi këngëtarja festoi ditëlindjen e saj të 30-të. Barku i saj dukej paksa më i rrumbullakosur se zakonisht, dhe nga format trupore perfekte duket se nuk është si pasojë e kilogramëve të shtuara.
Xhensila festoi në mes miqve, kolegëve dhe njerëzve të saj të zemrës, por gjatë festës këngëtarja nuk piu pije alkoolike, fakt ky që shtoi asokohe dyshimet se këngëtarja ishte vërtet shtatzënë.