Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina është komentuar mjaft shumë kohët e fundit për shkak të postimeve të saj në rrjetet sociale.
Gjatë ditës së sotme, ajo vendosi që të hapë arkivat e shtëpisë së saj, për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo publikoi imazhe të çmimeve muzikore që ka marrë ndër viteve, takimet me figura të rëndësishme politike si dhe fotografi nga kujtimet shkollore.
Fillimisht, Morina ndau me ndjekësit e saj një fotografi të realizuar me ish-kryeministrin e Kosovës, tani liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ajo u shpreh krenare që në të kaluarën ka pasur mundësinë që të këndojë në shumë prej fushatave të tij elektorale.
E njëjta gjithashtu bëri të ditur për fansat se mban në shtëpi një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilën e ka marrë dhuratë dikur.
Ajo gjithashtu publikoi imazhe të dy formularëve të paplotësuar për anëtarësim në Lëvizjen Vetëvendosje (parti e cila tashmë është në pushtet), që mesa duket i janë dhënë në fillimet e tyre.