Këngëtarja këto ditë ka qenë temë e mediave rozë.
Kjo për faktin se sipas tyre, Violete Kukaj ua ka shkatërruar familjen, gjithashtu edhe iu ka marrë para në vlerë jo edhe të vogël.
Megjithatë, pavarësisht akuzave, këngëtarja ka vendosur të qëndrojë e heshtur duke mos dhënë ndonjë deklaratë.
Mirëpo pavarësisht këtyre, Violete Kukaj ka marrë një vendim të papritur, e që ka të bëjë me Instagramin e saj.
Këngetarja në shumicën e postimeve në këtë rrjet social, i ka ndaluar komentet në mënyrë që t’ua pamundësojë ndjekësve t’i komentojnë.
Arsyeja e kësaj nuk dihet, mbase edhe fakti se ka marrë komente të ndryshme, me kritika nga komentuesit pas daljes së kunatave të saj në television.
Vendim i duhur, apo jo?