Fjolla Morina shpërthen në lot, hedh akuza të tjera

Gjatë ditës së sotme Fjolla Morina ka vazhduar me akuza, e kësaj radhe ka hedhur mbi rrobaqepësen e dyqanit të saj se i ka vjedhur një byzylyk me vlerë 10 mijë euro.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

E tensionuar, Fjolla deklaroi se teksa doli për të marr qenin jashtë dyqanit, ajo ka lënë çantën brenda dhe sipas saj rrobaqepësja në këtë moment vodhi nga ajo byzylykun.

Ajo tha se byzylyku ishte i veçantë dhe se e posedonte vetëm ajo dhe një tjetër biznesmene nga Shqipëri teksa ka shpërthyer në lot.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Ndryshe, së fundmi Fjolla gjithashtu ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë duke thënë se tashmë ka gjetur personin që e bën të lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *