Andin Hoti kujton babain e tij: Nuk e pata fatin që të bëhesh udhërrëfyes i jetës time, por u bëre i fatit të popullit tonë

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka përkujtuar babain e tij, veprimtarin e Lëvizjes Kombëtare Ukshin Hoti, në 24-vjetorin e zhdukjes.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoti tha se edhe pse ai nuk arriti të bëhej udhërrëfyes i jetës së të birit, u bë udhërrëfyes i popullit shqiptar.

Nuk e pata fatin që të bëhesh udhërrëfyes i jetës time, por Ti u bëre udhërrëfyes i fatit të popullit tonë. 24 vjet dhimbje pa ty, 24 vjet me krenarinë që rritet çdo ditë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *