Ish kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri ka folur rreth draft statutit të publikuar ditë më parë nga ekipi për hartimin e tij, i shkarkuar nga Qeveria e Kosovës, vetëm një ditë pas takimit të 2 majit në Bruksel.
Sipas saj, normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi, s`mund të bëhet sipas modelit të Republika Srpska.
Reagimi:
Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi nuk mund të bëhet me ‘republika srpska’ qe synohet të kontrabandohet përmes statutit të asociacionit në dialog, këtë BE duhet ta ketë parasysh!