Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula ditë më parë u shtri në spital për shkak të një sëmundjeje të lëkures, e cila quhet Vitiligo.
Vitiligo është një shqetësim i pigmentimit i shkaktuar nga shkatërrimi i melanociteve (qelizat që prodhojnë pigmentin) e lëkurës, shkruan gazeta Neutral.
Shkaktarët e vitiligos përfshijnë sëmundje autoimune, faktorë neurogjenikë, gjenetikë, djegie nga dielli, stres dhe ekspozim kimik . Vitiligo është një sëmundje e lëkurës që prek rreth 1% të popullsisë globale. Shpesh shihet si një problem kozmetik pasi ndikon në pamjen tuaj, por vitiligo është një gjendje mjekësore dhe nuk është ngjitëse.
Dhe fatkeqësisht nuk ka ende kurë për këtë sëmundje.