jolla Morina, ka tash e sa kohë që merr vëmendjen me reagimet e saj në rrjetet sociale.
Pak muaj pasi bëri një video lidhje direkte ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, Fjolla kësaj radhe ka bërë një “goditje” tjetër.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një video të gjatë ku akuzon disa këngëtare, të cilave nuk u përmend emrat.
Ditën e sotme për arsye që ende nuk dihen, këngëtarja e hitit “Fb” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa shkrime, me akuza dhe ofendime ndaj disa prej emrave të estradës, kësaj radhe duke iu drejtuar me emra.
“1 Lavirja Morena, 2 Arbnore Shkenda dhe llaskucët e tyre që hanë prej tyre dhe ua bajnë qeset”, ka shkruar Fjolla në postimin e parë.
Me këtë, ajo la të kuptohet se ajo ka probleme dhe po akuzon Morena tarakun, Arbnora Ademajn dhe Shkenda Dubovën.