Arta Bajrami flet për herë të parë pas lajmeve për arrestim të burrit të saj

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, ka qenë e ftuar në “Prive”.

Arta është pyetur edhe nëse e kanë bezdisur lajmet e fundit që kanë qarkulluar me bashkëshortin e saj, Xhim Sekiraqa.

“Jo sepse unë kam qenë gjithmonë e drejtpërdrejtë, e guximshme, edhe kur e di që s’kam prapa çfarë të fshehëm, unë dal flas vet. Mediat zakonisht më kanë thirrur në telefon, u janë përgjigjur, nuk iu kam ikur telefonatave. Tani ka përfunduar dhe është gjithçka në rregull”, deklaroi Arta.

Tutje, artistja theksoi se bashkëshortin e saj do ta ketë edhe menaxher.

“Xhimin e kam afër meje gjithmonë. Tani e kam edhe menaxher gjeneral dhe do të kujdeset për krejt, rreth aranzhimit të koncerteve, turneve të mija, karrierës time, të gjithave”, tha Arta Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *