Luizi ka folur për herë të parë pas fitores në spektaklin Big Brother VIP Albania.
I pyetur nëse është uruar për fitoren e tij nga ish-partnerja e tij e famshme, vajza e Jozefina Topallit, Megi, Luizi deklaroi se nuk ka marrë asnjë mesazh pasi nuk kanë ndonjë kontakt pas ndarjes edhe pse shkëputja mes tyre ka qenë miqësore.
“Me gjithë respektin që kam për atë vajzë, e cila ka familjen e saj, i uroj gjithë të mirat se nuk kam asgjë të keqe me të. Nuk më ka uruar për fitoren. Nuk ka lidhje, ne jemi ndarë në mënyrë paqësore.
Nuk më ka ngelur qejfi, nuk e paragjykoj. Me aq sa e njoh jam e bindur që i është bërë qejfi”- deklaroi Luizi.