Dy persona plagosen në Klinë, përdoren armët e zjarrit dhe mjete të mprehta

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth përleshjes që ka ndodhur në sheshin “Faruk Azemi” të Klinës. Nga kjo ngjarje, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit e ato të ftohta, kanë pësuar dy persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se nuk dihet shkalla e lëndimit të personave që pësuan, ani pse të njëjtit janë dërguar në spitalin e Pejës.

“Rreth orës 19:18 policia është njoftuar për një përleshje në afërsi të qendrës së mjekësisë familjare. Dyshohet se janë përdorur edhe armët e zjarrit dhe ato të ftohta.

Dy persona janë dërguar në emergjencë të spitalit në Pejë për tretman mjekësor. Nuk dihet se a janë serioze lëndimet”, potencoi Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *