A e parashikoi vdekjen e tij Kastriot Myftaraj? – Detaje tronditëse nga vdekja e gazetarit…

Dyshohet se ka kryer vetëvrasje, Kastriot Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë

Kastriot Myftaraj u lind në vitin 1962 në qytetin e Korçës dhe prej shumë vitesh ishte, gazetar, analist dhe publicist.

Ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska” dhe tema e fundit që trajtoi para disa javësh titullohej “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“.

Më 3 nëntor të vitit 2021, Myftaraj paditi në SPAK, Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun të cilën e akuzonte se kishte falsifikuar formularin e vetëdeklarimit.

Myftaraj i dha fund jetës pasditen e së enjtes, pasi u hodh nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Ai ishte diagnostikuar me kancer një javë më parë dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *