Kosova e ka mbyllur pa medalje rrugëtimin në Kampionatin Botëror të xhudos që u mbajt në Doha të Katarit.
Kosova u përfaqësua nga shtatë xhudistë, por që asnjëri prej tyre nuk arriti të korr sukses.Loriana Kuka ishte garuesja e shtatë dhe e fundit që zhvilloi luftën.
Xhudistës pejane i zgjati shkurtë eksperienca e saj në këtë Botëror, pasi u eliminua në rrethin e parë.
Ajo u mposht nga bjellorusja, Darya Kantsavaya, në kategorinë deri në 78 kilogramë.Paraprakisht, në ditët e kaluara pa medalje mbetën edhe Nora Gjakova e Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Erza Muminoviq, Flaka Loxha dhe Akil Gjakova.