Kryeministri Kurti është larguar me shpejtësi pas përfundimit të konferencës”Balkan Dialogues Initiative”.
Ai është nisur drejt Qeverisë, ku e prisnin në takim ambasadorët e QUINT-it, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Ky takim vjen një ditë, pas takimit me ndërmjetësin evropian në dialog Miroslav Lajçak.
Kurti edhe sot në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative”, përsëriti se sa i përket dialogut Kosova është konstruktive në këtë proces.
“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga procesi i Berlinit”.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”, u shpreh ndër të tjera Kurti.
Kreu i Qeverisë edhe gjatë ditës së djeshme pas takimit me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova insiston në zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe në Ohër.
Ai në një adresim për media ka thënë se të duhet të ketë zbatim të plotë të secilit nen, pa vonesa e pa kushte, ndërsa ka theksuar se deklarata e Serbisë për kufizime në zbatimin e marrëveshjes janë të papranueshme, por ai deklaroi se në takimin sot me Lajçak është konfirmuar që marrëveshjet janë ato, ajo e Brukselit me 27 shkurt, dhe ajo e takimit në Ohër me 2 maj.
“Takimi që u zhvillua sot me Emisarin Special Evropian, Miroslav Lajcak është si vazhdim i takimit të 2 majit që u zhvillua në Bruksel, dhe përgatitje e takimit e takimit që do të zhvillohet ndërmjet kryenegociatorëve.
Insistimi ynë është ajo çfarë jemi dakorduar, pra zbatim i plotë i secilit nen pa vonesa dhe pa kushte. Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarata se marrëveshjen nuk e pranon në përmbajtje, por vetëm në koncept, dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për neve këto janë të papranueshme dhe per neve ishte e rëndesishme që sot ta konfirmojme me emisarin special Lajcak që marrveshja eshte ajo me 11 nene nga 27 shkurti në Bruksel, dhe 12 pika aneksi i zbatimit ne Ohër”, tha Kurti.