Ish-imami dhe aktualisht këshilltar i kryekuvendarit Konjufca, Drilon Gashi, ka reaguar pas raportimeve për dhunën ndaj gruas së tij.Përmes një postimi në “Facebook”, Gashi publikoi një fotografi të bukur me bashkëshorten, ndërsa shtoi edhe një informacion shtesë.
Ai tregoi se me të është që nga viti 2007, ndërsa nuk komentoi asgjë rreth dënimit nga Gjykata Themelore në Pejë, për dhunën ndaj gruas.Përkundër faktit se me 30 dhjetor 2017 kishte rrahur gruan e tij me grushte e dru, ishte dënuar veç me vërejtje gjyqësore.