ShSKUK paralajmëron masa, ka të bëjë me thonjtë e shtuar të stafit

Infeksionet intra spitalore janë problem me të cilat përballet shëndetësia kosovare.

Njëri nga faktorët që i atribuohet infeksioneve me të cilat mund të përballen pacientët pasi dalin nga spitali, por edhe pas intervenimeve kirurgjike, është infrastruktura

Por, jo vetëm kjo.

Shkak tjetër që mund t’i transmetojë infeksionet janë edhe zgjatja e thonjëve artificialë, apo edhe aksesorët e tjerë që i bartin stafi shëndetësor duke punuar.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit,Klinik dhe Unversitar të Kosovës Narqize Arënliu-Hoxhaj, tha se ka pasur pakënaqësi lidhur me këto.

“Jemi në diskutim për të marrë masa në lidhje me këto çështje”, tha Arënliu – Hoxhaj në Klan Kosova.

Ajo theksoi se po planifikohet që disa prej klinikave të QKUK-së të rinovohen në mënyrë që të përmirësohen kushtet e trajtimit për pacientët.

https://youtube.com/watch?v=PVlhXz0BDNo%3Ffeature%3Doembed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *