Leo Messi dhe Paris Saint Germain janë shumë pranë ‘divorcit’.
Ylli argjentinas ka kontratë me gjigantin francez deri në verë të këtij viti dhe nuk pritet të ketë rinovim të kontratës.
Përveç kësaj tensionet në mes tyre janë rritur së fundmi, me Messin që udhëtoi drejt Arabisë pa lejen e klubit.
Një gjest i tij ka bërë që ylli argjentinas të jetë i padëshiruar edhe nga tifozët e klubit.
Ata madje janë ngritur njëzëri duke kërkuar largimin e tij.
Se është shumë pranë largimit nga ‘Parc des Princes’ e kanë bërë të ditur edhe ‘El Chiringuito’.
Sipas një video të bërë nga ata, shihet që emri i Messi nuk është më pjesë e dyqanit zyrtar të tyre.
Leo Messi tani është në kërkim të një ekipi të ri. Al Hilal është një ndër më të interesuarit për Messin, por ende nuk dihet se cili do jetë destinacioni i tij i radhës.