Albert Isufi, Enis Osmani janë personat që u ndaluan nga Policia dhe u shoqëruan në stacion

Prishtinë, 11 maj 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës në dy lokacione të ndryshme ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj dy armë zjarri dhe nëntëmbëdhjetë copë fishekë.
Sekuestrimet janë kryer në dy raste të ndara në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë.
Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *